Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (13.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik dhe vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 221 gjoba, prej të cilave 58 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 gjoba janë shqiptuar për vozitje në gjendje të dehur, 12 për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të dritë të kuqe të semaforit. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në trafik.
Maqedoni
Gjobiten 221 vozitës në Shkup, 58 për tejkalim të shpejtësisë – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
You may like

A e dini se quhet në të vërtetë Bejta? Banori i BBVK-së zbulon emrin e tij

“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, reagimi i Leonora Jakupit ngjall kureshtje

Arjola Demiri flet për përvojën e saj personale: Rasti i Arlinda Zekajt mund të ishte parandaluar

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e fundit, shfaqet me një fustan me shkëlqim me dekolte të hapur

Tensione në familjen e Dolly Parton, nipi del në mbrojtje të motrës pas largimit nga muzeu

Irina Shayk me kostum djallëzor, Bradley Cooper zgjedh pamjen e skeletit për Halloween











