Showbiz
Gigi Hadid ndan për herë të parë fotografi me foshnjën e porsalindur, duke prezantuar kostumet e Halloween
Published
6 years agoon
By
admin
Modelja 25 vjeçare, Gigi Hadid, në shtator ka mirëpritur fëmijën e parë, vajzën, me këngëtarin Zayn Malik.
Ata akoma nuk kanë zbuluar emrin e foshnjës së porsalindur.
Për Halloween, Hadid, ka ndarë një fotografi familjare në Instagram të saj duke prezantuar kostumet e tyre të festës.
Gigi Hadid (Foto: Instagram)
Gigi kishte të veshur një kostum ngjyrë blu, Zayn zgjodhi karakterin e Harry Potter, ndërsa vajza e tyre e vogël u shndërrua në “The Incredible Hulk”.
“Halloween-i im i parë”, ka qenë mbishkrimi i postimit.
Hadid dhe Malik konfirmuan se u bënë prindër për herë të parë përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ndërkohë që çifti njoftuan për foshnjën në muajin prill.
Të njëjtit janë të lidhur prej vitesh dhe në romancën e tyre kanë pasur disa ulje e ngritje.
Gigi këto ditë me rastin e zgjedhjeve presidenciale ka inkurajuar fansat të dalin të votojnë në zgjedhjet presidenciale për të mirën e të gjithëve. /Telegrafi/
You may like

Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Heidi Klum e intrigoi sërish publikun për Halloween: Fotot e një proteze të pazakontë nxitën spekulime rreth kostumit të saj për këtë vit

Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë

Gjithçka gati për edicionin jubilar të ‘Shqip Up Comedy Festival’ në Cyrih, sonte pritet spektakël i humorit shqiptar

Zoja Nushi tërheq vëmendjen me linjat atraktive trupore gjatë kohës që bën dush në shtëpinë e BBVK 5

U braktis nga prindërit kur ishte foshnje e porsalindur dhe u gjet në rrugë nga policët – historia tronditëse e Shqiponjës së BBVK 5










