Maqedoni
Gërvalla: Serbia duhet të jetë serioze për normalizim të marrëdhënieve – Alsat
Published
4 years agoon
By

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar së fundmi se Serbia duhet të jetë serioze për nomalizim e marrëdhënieve.
Gërvalla ka potencuar për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” se normalizim i raporteve do të thotë sjellje normale, respekt të fqinjësisë dhe mos kërcenim ndaj fqinjit me luftë dhe pasoja të tjera.
“Është kaq e vështirë me Serbinë, ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimist për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm.”, ka thënë Gërvalla.
Ajo është shprehur se Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje as më 27 shkurt në Bruksel, as më 18 prill në Ohër.
“Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kur afrohet koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, Gërvalla është shprehur se Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejta pakicave, duke cekur minoritetin serb.
Ndërkaq, për javën e kulturës kosovare në Portugali, ministrja Gërvalla është shprehur se njerëzit duhet të dinë më shumë për kulturën, “artin tonë, sepse kultura dhe arti janë dritarja e shpirtit tonë”.
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










