Connect with us

Showbiz

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Published

on

Gati dy mijë artistë, regjisorë, aktorë dhe institucione të njohura të filmit kanë nënshkruar një letër mbështetjeje për regjisorin iranian Jafar Panahi, i cili është dënuar nga një gjykatë në Teheran me pesë vjet e një muaj burg.

Mes emrave të njohur që kanë shprehur solidaritet me të janë aktorët Mark Ruffalo dhe Tilda Swinton si dhe regjisorët Martin Scorsese, Michael Moore, Barry Jenkins dhe Agnieszka Holland.


Në mesin e mbështetësve janë edhe drejtues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare të filmit.

Jafar

Në letrën e iniciuar nga Koalicioni Ndërkombëtar për Krijuesit e Filmit në Rrezik (ICFR), nënshkruesit shprehin shqetësim të thellë për vendimin e gjykatës iraniane dhe kërkojnë anulimin e dënimit dhe të gjitha masave kufizuese ndaj regjisorit.

Përveç burgimit, Panahit i është urdhëruar konfiskimi i pasurisë, ngrirja e llogarive bankare dhe ndalimi për dy vjet i udhëtimit jashtë vendit dhe përdorimit të rrjeteve sociale.

Nënshkruesit theksojnë se regjisori 66-vjeçar u kthye në Iran në mars të këtij viti, pavarësisht rrezikut që e priste, pasi dëshironte të qëndronte në vendin e tij dhe të vazhdonte krijimtarinë artistike.

Edhe Festivali i Filmit në Kanë ka dënuar ndjekjen gjyqësore ndaj Panahit, duke kërkuar heqjen e kufizimeve që e pengojnë atë të udhëtojë, të krijojë dhe të shprehet lirshëm.

Jafar është një nga emrat më të njohur të kinematografisë iraniane dhe ndërkombëtare.

Vitin e kaluar ai fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës me filmin “It Was Just an Accident”. /Telegrafi/