Connect with us

Business

Gastronomët kërcënojnë Qeverinë, nuk duan masa të reja kufizuese

Published

on

Numri i rasteve të infektuarve nga koronavirusi ka shënuar rekord të rritjes në vitin 2021.

Për këtë gjatë ditës Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thirr në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Në ketë takim u vendos që të mos ndryshohen masat kufizuese.

Mirëpo nëse Qeveria Hoti merre ndonjë masë kufizuese atëherë gastronomet kanë paralajmëruar protesta.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve ka thënë se asnjë politikane nuk ka të drejtë të ndryshoj masat.

“Ashtu siç edhe e kemi paralajmëruar që këto masa që po ndermirren nga ana e Qeverise se Kosovës, janë të natyrës politike dhe për qëllime elektorale. Andaj, nëse do te ketë ashpërsim te masave, mbesim pas qëndrimeve të njëjta qe i kemi paraqitur, pra kundërshtim me ane të një forme proteste, ngase nga referencat e krijuara (organizimi i tubimeve politike), dhe demi ekonomik i shkaktuar, nuk ka asnjë politikan që ka kredibilitet për të marrëvendime të tilla”, ka thënë Vranica.

Mandje ai e fajëson Qeverinë e Avdullah Hotit për situatën pandemike të krijuar në Kosovë.

“Për ketë situate të krijuar askush nuk ka përgjegjësi më shumë sesa vendimet e marrura nga Qeveria e Kosovës, dhe mospërfillja e tyre nga organizimet e fushatave nga të gjitha partitë politike, pa distance, pa maska, dhe pa kushtet me modeste për mbrojtjen nga virusi Covid-19”, ka deklaruar ai.

Vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë janë infektuar 389 persona nga kronavirusi, duke shënuar kështu numrin më të madh të rasteve në këtë vit.

Rritja e rasteve u shënua pas organizimet të tubimeve elektorale, të cilat ishin në kundërshtim me ligjin anti-Covid.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

​OAK realizon fazën e dytë të projektit-Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës së shkaktuar nga Covid-19

Published

on

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në kuadër të implementimit të projektit lidhur me efektet e pandemisë në ekonominë e vendeve të rajonit, së bashku me bashkëpunëtorët Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut të Vlorës realizuan aktivitetin e dytë në kuadër të këtij projekti të financuar nga Western Balkans Fund.

Sipas një komunikate të OAK, qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi lidhur me të gjeturat e hulumtimit të përbashkët të realizuar për menaxhimin e situatës me pandeminë dhe efektet e saj në vendet e rajonit.

“Gjithashtu partnerët u dakorduan lidhur me hapat e mëtutjeshëm rreth fazës përmbyllëse të këtij projekti, organizimit të konferencës rajonale.

Kujtojmë që OAK, për të dytin vit me radhë bashkëpunon ngushtë me ËBF me qëllim të kontributit në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të kohezionit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Alsat

Continue Reading

Business

Shqipëria dhe Kosova shënojnë rënie të lirive ekonomike

Published

on

Fondacioni Heritage publikoi raportin mbi Indeksin për Liritë Ekonomike në botë, sipas të cilit 89 nga 180 vende të përfshira kanë shënuar përmirësim, ndërsa 80 kanë pësuar rënie. Në nëntë vende të tjera, situata ka mbetur e pandryshuar.

Situata me pandeminë e COVID-19, sipas raportit pritet të ushtrojë ndikim të madh në liritë ekonomikë dhe zhvillimin ekonomik për disa vjet me radhë.

Shqipëria sipas raportit, ka 65.2 pikë në klasifikimin me 100 pikë të Indeksit për Lirinë Ekonomike, sipas të cilit 100 pikë është shkalla me lartë e lirisë. Këto pikë e radhisin atë në vendin e 65-të.

“Rezultati i saj i përgjithshëm është ulur me 1.7 pikë, kryesisht për shkak të rënies së të drejtave të pronës dhe efektivitetit gjyqësor. Shqipëria radhitet në vendin e 35-të midis 45 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren botërore”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se liritë ekonomike në Shqipëri arritën një pikë të lartë në vitin 2020, por pësuan rënie këtë vit, duke bllokuar paparimin drejt arritjes së mesatares evropiane.

Sidoqoftë, qeveria, thuhet në raport, ka arritur të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor dhe borxhin publik ndërsa për të çuar përpara kandidaturën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të forcojë institucionet e shtetit të së drejtës dhe të përmirësojë rezultatet e saj në fushën e të drejtave të pronës, efektivitetin gjyqësor dhe integritetin e qeverisë.

Raporti nënvizon parashikimet se për shkak të pandemisë së COVID-19, ekonomia do të tkurret për 7.5 për qind.

“Ndihma nga donatorët ndërkombëtarë ka përmirësuar regjistrimin e pasurisë, por regjistri mbetet i paplotë dhe procedurat e vështira çojnë në dhënie ryshfeti Mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave pronësore mbetet i dobët. Gjyqësori i pavarur i nënshtrohet trysnisë politike, frikësimit dhe ka burime të kufizuara. Më shumë se gjysma e kandidatëve për gjyqtarë ose prokurorë shkarkohen për shkak të lidhjeve me bandat ose pasurisë së pashpjegueshme. Administrata publike është joefikase, e paaftë dhe e korruptuar”, thuhet në raport.

Shpenzimet qeveritare, sipas tij, kanë arritur në 29.1 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar (GDP) gjatë tre viteve të fundit, deficitet buxhetore janë mesatarisht 1.6 për qind, ndërsa borxhi publik është i barabartë me 68.8 për qind të GDP-së.

Raporti vlerëson mes tjerash se vendi është i hapur ndaj investimeve të huaja dhe sistemi financiar mbetet i zhvilluar relativisht mirë dhe i qëndrueshëm, ndërsa sërish vë në pah vlerësimet edhe të raporteve të mëhershme se sektori bankar është i mbikëqyrur mirë, por përqindja e huave me probleme ka qenë në rritje.

Kosova ka 66.5 pikë në treguesin për liritë ekonomike që e radhisin atë në vendin e 58-të.

“Rezultati i saj i përgjithshëm është ulur me 0.9 pikë, kryesisht për shkak të një rënieje në fushën e të drejtave të pronës. Kosova radhitet në vendin e 32-të në mesin e 45 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren botërore”.

Ekonomia e Kosovës është në radhën e ekonomive ‘mesatarisht të lira’, që nga përfshirja e saj në Indeks në vitin 2016.

“Liria ekonomike ndikohet nga paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, një furnizim jo i qëndrueshëm me energji, ekonomia e madhe joformale, mosmarrëveshjet e pazgjidhura pronësore dhe një sundim i dobët i ligjit që pasqyrohet në rezultate të ulëta të Indeksit për të drejtat e pronës, efektivitetin gjyqësor dhe integritetin e qeverisë”, thuhet në raport.

Ndonëse konstaton përparim në zgjidhjen e pretendimeve pronësore, raporti thekson se ka shumë mosmarrëveshje për pronësinë e tokës midis shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës serbe.

“Gjyqësori është i ndikuar nga pushteti ekzekutiv, gjykatat janë të mbushura me çështje të prapambetura të lidhura me pronën, dhe disa gjykatësve u mungon ekspertiza e mjaftueshme për të trajtuar çështjet e ndërlikuara ekonomike në mënyrë efektive. Sundimi i dobët i ligjit si pasojë, nuk arrin të kufizojë korrupsionin endemik në të gjitha nivelet e qeverisjes”, theksohet në raport.

Shpenzimet qeveritare kanë arritur në 28.9 për qind të GDP-së, përgjatë tri viteve të fundit, deficiti buxhetor në 2.4 për qind, ndërsa borxhi publik është i barabartë me 17.5 për qind të GDP-së.

Raporti thekson se “kostoja e për fillimin e një biznesi dhe sigurimin e energjisë elektrike është rritur dhe proceset në lidhje me lejet e ndërtimit tani janë më të ndërlikuara, zgjasin më shumë dhe kushtojnë më shumë. Shumica e veprimtarive në fushat e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe bizneseve me pakicë, operojnë në mënyrë informale. Subvencionet e mëdha bujqësore dhe ato të lidhura me energjinë vazhdojnë dhe qeveria mbështet ndërmarrjet shtetërore që punojnë më humbje”.

Megjithatë, sipas raporti, në përgjithësi, investitorët e huaj apo vendas trajtohen në mënyrë të barabartë

Sistemi financiar është i dominuar nga bankat dhe në vitin 2020, Kosova mori disa masa të përkohshme për të lehtësuar ndikimin e menjëhershëm financiar të pandemisë së COVID-19 që pritet të çojë në një tkurrje ekonomike prej 7.5 për qind, thuhet mes tjerash në Indeksin për Liritë Ekonomike./VOA

Alsat

Continue Reading

Business

Bekteshi nuk pranon kërkesën e kontabilistëve, s’ka afat shtesë për llogaritë vjetore

Published

on

Qeveria nuk dorëzohet- për konstabilistët nuk do të ketë shtyrje të afatit për dorëzimin e llogarive përfundimtare. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është i prerë se kontabilistët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre deri më 15 të këtij muaji. Ministri pretendon se ata nuk janë përballur me vështirësi në punën e tyre për shkak të krizës së Covid.

Si Ministri e Ekonomisë, së bashku me Financat dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Regjistrin Qendror, kemi vendosur të mos ketë shtyrje të përgatitjeve dhe dorëzimit të llogarive përfundimtare nga kontabilistët -tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Kontabilistët janë të zhgënjyer me qëndrimin injorues të autoriteteve. Nga nëntori paralajmërojnë se për shkak të kontabilistëve të sëmurë ose të izoluar, nuk kanë mundur t’i kryejnë detyrat e tyre. Sot, Oda e Kontabilistëve i kërkoi Ministrisë së Ekonomisë afat të ri për dorëzimin e llogarive përfundimtare deri më 31 mars, pasi në të kundërtën thonë se pasojat do të jenë fatale për ekonominë.

Të gjitha projektimet që i bën shteti për rritje të mundshme të ekonomisë në të ardhmen ose ku mund të investohet dhe cilët sektorë ecin para e cilët ngecin, varen nga të dhënat që ne i japim në raportet tona financiare në llogaritë përmbyllëse vjetore – u shpreh Aleksandra Andreeva, anëtare e Këshillit drejtues të Odës së kontabilistëve.

Kërkesën për shtyrjen e afatit, nga Oda e arsyetojnë me atë se nga dhjetë mijë kontabilistët e regjistruar, diku rreth 5 mijë kanë qenë të izoluar, ndërsa 2 mijë e pesëqind ende nuk janë kthyer në vendeve të tyre të punës.

Bojan Stojanovski

Alsat

Continue Reading

Trending