Connect with us

Sport

Forma e mirë me Milan, Ibra kërkon kthimin te Suedia

Published

on

Ka hyrë në vitin e 40 të lindjes por në fushë është si një djalosh me vrullin e rinisë që kërkon të spikasë në sportin më popullor të globit. Zllatan Ibrahimovic po inspiron Milanin në vendin e parë në hierarkinë e Serisë A, por forma e tij e jashtëzakonshme e ka hapur oreksin e bomberit, aq sa të kërkojë dhe rikthimin në kombëtare.

Pas piedestalit në Serie A, Zlatan Ibrahimovic mund të jetë gati të bëjë të njëjtën gjë me Suedinë. Lojtari më i famshëm i nordikëve nuk e ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Kampionati Evropian 2016, por tani, falë paraqitjeve të tij me kuqezinjtë, ai donte t’i dërgonte federatës një mesazh me një postim në Twitter me fanellën verdheblu: “Sa kohë që nuk jemi parë”. Kjo fjali emblematike fsheh ndoshta negociata pas kuintave.

Nuk është hera e parë që flitet për një kthim, por në këtë rast duket ndryshe. Këmisha dhe shiriti i kapitenit me numër 10 të Suedisë, me një mesazh të qartë që Zllatan Ibrahimovic ndoshta shpreson ta rikthejë në kombëtare. Ekipi skandinav, duke luajtur tre ndeshje në hapësirën e disa ditëve midis ndeshjes miqësore me Danimarkën dhe Ligës së Kombeve kundër Kroacisë dhe Francës, mund të llogarisë në njeriun e saj ikonë.

Në të kaluarën, ka pasur disa afrime në prag të turneve të mëdha ndërkombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër midis Ibrahimovic dhe trajnerit të atëhershëm kishte pasur përplasje që nuk kishin çuar kurrë në përfundimin serioz të diskutimit. Tani mund të jetë ndryshe./TCH

Alsat