Maqedoni
Forcat izraelite vrasin një fëmijë palestinez dhe plagosin 2 të tjerë në Bregun Perëndimor – Alsat
Published
4 years agoon
By

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se në bastisjen e ushtarëve izraelitë me plumba të vërtetë, 15-vjeçari Mohammed Bilhan humbi jetën nga plumbat që e goditën në kokë, gjoks dhe stomak
Forcat izraelite vranë një palestinez 15-vjeçar dhe plagosën 2 persona në qytetin Jericho (Eriha) në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Ushtarët izraelitë bastisën kampin e refugjatëve Aqaba Jabr në qytetin Jericho në jug të Bregut Perëndimor.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se në bastisjen e ushtarëve izraelitë me plumba të vërtetë, 15-vjeçari Mohammed Bilhan humbi jetën nga plumbat që e goditën në kokë, gjoks dhe stomak. Gjithashtu theksohet se në bastisje u plagosën 2 palestinezë.
Ushtarët izraelitë sot bastisën edhe kampin e refugjatëve Al-Ayn në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor dhe plagosën 3 palestinezë.
– Vrasjet në rajon u shtuan me bastisjet e ushtrisë izraelite
Që nga fillimi i vitit, ushtria izraelite ka shtuar operacionet e bastisjes dhe ndalimit në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, ku është përqendruar popullsia palestineze.
Këtë vit, 96 palestinezë humbën jetën në bastisjet dhe sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.
Ushtarët shpesh përdorin municion të vërtetë si dhe plumba gome kundër palestinezëve që protestojnë kundër bastisjeve. Ka edhe përplasje të herë pas hershme midis ushtarëve izraelitë dhe grupeve palestineze që reagojnë ndaj bastisjeve, veçanërisht në zonat në veri të Bregut Perëndimor, si Jenin dhe Nablus.
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5










