Connect with us

Sport

Florian Marku akoma i “tërbuar”: Kjo padrejtësi më bën më të fortë se kurrë

Published

on

Florian Marku ishte fituesi moral i duelit me Jamie Stewart, të shtunën. Boksieri shqiptar u befasua nga gjyqtari i ndeshjes, në momentin e dhënies së vendimit. Ndeshja u mbyll në barazim 76-76 dhe anglezi u hodh përpjetë nga gëzimi.

Komentatorët mbetën të befasuar nga vendimi, sikurse vetë Marku dhe tifozët. Lushnja e konsideroi padrejtësi direkt në deklaratën e parë që dha, madje arriti deri në atë pikë sa akuzoi se arbitri mori atë vendim për shkak të faktit se në ring ishte një shqiptar kundër një anglezi.

Edhe pas kanë kaluar disa ditë, Marku nuk ka ndryshuar mendim. Normalisht ai është disi më i qetë. Sot ai ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale dhe shkruan: “S’ka problem, kjo padrejtësi vetëm më të vendosur dhe më të fortë së kurrë do më bëjë. Ndiqeni ndeshjen edhe dëgjoni komentatorët”. /abcnews.al

Alsat