Connect with us

Sport

Fitore të mëdha për Cyrihun dhe Lucernin – Alsat

Published

on

Futbollistët shqiptarë Bledian Krasniqi, Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Blerim Xhemailin, me skuadrën e  Cyrih-ut nuk kanë të ndalur dhe janë në rrugë të mbarë drejt titullit kampion në Zvicër. Në sfidën e fundit Syrihu mundi Luganon në mënyrë bindëse me 3-0. Ziegler i Luganos dështoi nga penalltia në minutën e 53-të.

Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të dhe Xhemaili u aktivizua në lojë në minutën e 59-të në vend të Krasniqit. Portieri Amir Shaipi u paraqit standard e Kreshnik Hajrizi 59 për Luganon. Ndërkohë golat i shënuan Markezano (12′), Gnonto (64′), Kesaj (66′).

Pas javës së 21-të, Cyrihu kryeson renditjen në kampionatin zviceran me 49 pikë, ndërsa Lugano ëshhtë i 4-ti me 33.

Në përballjen tjetër, Ardon Jashari me ekipin e Luzernit shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Sionit.  Jashari u paraqit standard duke kontribuar në fitore.  Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 68-të, ndërsa Abubakar ka realizuar golin e vetëm në këtë sfidën në minutën e 57-të.

Luzerni zë vendin e 9-të me 14 pikë pas 21 jave në Kampionatin e Zvicrës dhe Sioni është i shtati me 25 pikë.

Alsat