Showbiz
Filmit “Zgjoi” i ndërpritet ëndrra për t’u nominuar në Oscars
Published
5 years agoon
By
admin
Filmi nga Kosova, “Zgjoi (Hive)” nuk e ka humbur mundësinë për t’u nominuar në ndarjen e çmimeve “Oscars 2022”.
Filmi i regjisores, Blerta Basholli i nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, nuk ka arritur të nominohet në mesin e pesë filmave të huaj.
Filmi, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, që përshkruan historinë e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, ishte në listën e ngushtë të pretendetëve për t’u nominuar.
Foto: Zgjoi
Në këtë kategori u nominuan: “Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi, “The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino, “Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen, “Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Pawo Choyning Dorji dhe “The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier.
Ceremonia e 94-të e çmimeve Oscars do të zhvillohet në Teatrin Dolby të Los Angeles më 27 mars. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC dhe do të jetë e disponueshme për t’u parë në më shumë se 200 territore në mbarë botën. /Telegrafi/

Foto: Sc/Oscars
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










