Maqedoni
Fillojnë përgatitjet për vaksinën antiCOVID – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Në pritje të vaksinës anti-kovid për të arritur në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti për Imunizim janë duke hartuar planin se si të menaxhojnë këtë proces. Përveç depozitimit nëpër frigoriferë -70°C dhe shpërndarjes nëpër të gjitha shtëpitë e shëndetit në vend, sfidë mbetet edhe trajnimi i stafit mjekësor. Imunologët tërhoqën vërejtjen se kjo vaksinë delikate nëse nuk jepet me përpikmëri nuk mund të arrijë efektin e duhur. Autoritetet kanë rreth 3 muaj kohë të mobilizohen, meqë mbi 800 mijë dozat e para përmes mekanizmit Covax do të arrijnë më së voni në mars të 2021.
– Advertisment –
Ministria e Shëndetësisë
“Sipas specifikave të kësaj vaksine kundër CoVid-19 do të zbatohet një proces i shpejtë i trajnimit për vaksinim për të gjithë stafin mjekësor. Për të gjitha këto vaksina që kemi në dispozicion deri më tani kuadri ynë mjekësor ka përvojë sipas vaksinave të ngjashme dhe kanë ekspertizë të mjaftueshme.”
Për të realizuar këtë plan duhen të bëhen disa ndryshime, të cilat Ministria e Shëndetësisë i shpalosi në seancën e Qeverisë. Pas shqyrtimit, u miratuan Propozim-programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për imunizimin e domosdoshëm të popullsisë në Maqedoni dhe Propozim-programi për ndryshimin e programit për edukimin e mjekëve dhe personelit mjekësor.
Frigoriferët e posaçëm do të arrijnë në janarit si donacion nga një Fondacion Amerikan dhe do të angazhohen operatorët privat që shpërndajnë vaksinat në vend, thonë nga Komiteti për imunizim.
Komiteti për Imunizim
“Për zbatimin e vaksinimit anti-kovid do të shfrytëzohen qendrat e deritanishme të Shtëpive të shëndetit ku praktikohen edhe vaksinat kundër gripit sezonal si dhe spitalet e qyteteve. Prioritet do të kenë personeli mjekësor, kategoritë e rrezikuara shëndetësore, të moshuarit dhe fëmijët.”
Tri kompanitë farmaceutike “Oxford & AstraZeneca”, “Pfizer & BioNtech” dhe “Moderna” kanë filluar prodhimin dhe distribuimin e tri llojeve të vaksinave anti-kovid. Të parat do ta marrin shtete e zhvilluara, siç fillon nesër vaksinimi në Britani të Madhe. Deri në fund të dhjetorit pritet që edhe vendet anëtare të BE-së të fillojnë me vaksinim, pas vendimmarrjes për një zbatim të tillë. Autoritetet vendore bëjnë thirrje që qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve shëndetësore, si: maska, distancë, dezinfektues, edhe në këtë fazë të parafundit të pandemisë, deri në arritjen e vaksinës.
Përgatiti: Adnan Qaili
You may like

Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

Pas 38 vitesh rikthehet në “Akordet e Kosovës”, Deniza Begolli rrëfen kujtimet dhe dashurinë për muzikën

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

Angela Martini ndahet nga partneri rumun, Dragos Savulescu

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?










