Showbiz
Figurat publike sensibilizohen me fëmijët me sindromë down në kampanjën e veçantë “Ti Barabartë Unë”
Published
6 years agoon
By
admin
Projekti “Ti Barabartë Unë” lansoi videoklipin e realizuar për nder të 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta përfshirë në konceptin e tij disa personazhe publike së bashku me fëmijët me sindromën down dhe nënat e tyre.
Nga personazhet publike në këtë video-projekt morën pjesë presidentja aktuale e vendit znj. Vjosa Osmani, reperi Lyrical Son, aktori nga ‘Stupcat’, Osman Azemi, moderatori Meriton Mjekiqi, make-up artistja Sellma Kasumoviç dhe dy këngëtarë tjerë të cilëve i është përdorur kënga në video, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.
Projekti “Ti Barabartë Unë” nga viti në vit ka realizuar videoklipe të ndryshme me artistë më të njohur të Kosovës, kështu duke ndryshuar çdo vjet konceptin e videoklipit dhe duke ndikuar në sensibilizimin e shoqërisë.
Shemsedin Sajhadi ka theksuar që në konceptin e sivjetshëm në fokus ka pasur nënat e këtyre fëmijëve të cilat çdo ditë dhe në çdo kohë janë afër tyre duke e lënë të qartë se heronjtë e vërtetë janë prinderit e tyre. Ata kanë thyer tabutë duke i kaluar të gjitha sfidat e jetës me të cilat janë përballur dhe ende sot e kësaj dite përballen.

Kënga “Dhurata” është një këngë dedikuar fëmijës dhe më vete përmban mesazhe të qarta që japin kuptimin e përkrahjes së prindërve dhe emocionin që një fëmijë i ngjall tek prindërit, andaj edhe përzgjedhja e këngës është bërë duke u bazuar në konceptin ku në video janë pjesë nënat e tyre.

“Isha vetëm një balerin i koncentruar në ushtrimet e mia dhe në edukimin e nxënësve në fushën e vallëzimit. Mirëpo papritmas rrugës një here prej së largu kam hasur në një person që nuk mund të fliste dhe tjetri që nuk shihte dhe thashë me vete sa do të kënaqeshin këta persona po qe se do ta mësonin ndonjë hap të vallëzimit dhe sikurse të dilnin në koncerte për të shfaqur ndonjë performancë ashtu qysh dilka unë dhe balerinët e tjerë. Kështu ia pata nisur projektit”, ka thënë Shemsedin Sajhadi, organizator i kësaj kampanje.

Projekti “Ti Barabartë Unë” që nga atëherë është cilësuar vazhdimisht si ndër projektet më të suksesshme për këtë kategori nga institucionet shtetërore. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5










