Connect with us

Sport

Ferhan Hasani, kampion me Helsinkin në Finlandë – SHKUPIMK

Published

on

Ferhan Hasani është shpallur kampion me skuadrën e Helsinkit në kampionatin e futbollit në Finlandë. Skuadra e tij, në javën e parafundit të kampionatit finlandez, në transfertë mundi Marinehemin me 5-0, duke siguruar 3 pikë të vlevshme dhe duke krijuar një epërsi të pakapshme për skuadrën e KUPS, që qëndron në vendin e dytë.

Tani Helsinki ka 6 pikë epërsi para skuadrës KUPS në vendin e dytë dhe 7 pikë më shumë se Inter Turku në vendin e tretë, në prag të javës së fundit më 4 nëntor.

Hasani nuk ishte në foramcionin për këtë përballje , mirëpo në 13 paraqitjet për skuadrën finlandeze, mesfushori tetovar ka regjistruar edhe 6 gola, ndërsa ndaj skuadrës Haka, shënoi edhe tripletë në fitoren 4-1.

 

Alsat