Maqedoni
Fëmija i parë në vitin 2023 është djalë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetare: Melihate Rustemi
Foshnja e parë që erdhi në jetë një minutë pas mesnate në Maqedoninë e Veriut është djalë. Siç njoftuan nga Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri, fëmija erdhi në jetë me prerje cezariane. Disa minuta më vonë atë e shoqëruan edhe tre foshnje të tjera, një djalë dhe dy vajza.
“Një minutë pas mesnate, pacientja jonë lindi foshnje djalë të shëndetshëm me peshë 3.720 gr ndërsa i gjatë 51 centimetra. Ishte lindja e saj e parë, me shumë rreziqe prandaj edhe e transferuar tek ne nga Koçani dhe përfundoi me prerje cezariane. Pas orës 12 lindën edhe tre foshnja tjera, dy vajza dhe një djalë”, tha Viktorija Jovanovska, drejtore e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri.
“Kalova mirë, pak me vështirësi por sërish mirë. Foshnja do të mbaj emrin Vane, emrin e vjehrrit tim tashmë të ndjerë. Nuk prisja të lind këtë natë, çdo gjë ndodhi për njëherë”u shpreh Stojanka Panijotova, nënë.
Siç e do tradita, foshnjën e parë të vitit 2023 e vizituan ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Në këtë rast nuk munguan uratat dhe dhuratat.
“Jemi të lumtur që vitin e fillojmë me këtë tregim të bukur, me një foshnje djalë të shëndetshëm. Shpresojmë që shëndetshëm ta kalojmë gjithë vitin. Të gjithëve ju uroj vit të suksesshëm. Posaçërisht falënderoj punonjësit shëndetësor që në periudhën e kaluar dhanë gjithçka nga vetja që sistemi shëndetësor të funksionojë”, deklaroi Bekim Sali, ministër I Shëndetësisë.
“Foshnjës së parë në Vitin e Ri i dhuruam monedhë ari. Urojmë prindërit e lumtur, ky është fëmija i parë. U dëshirojmë shumë shëndet, e paçin këtë fëmijë të shëndetshëm dhe gjithmonë të lumtur. Si ministri, do të vazhdojmë që në fokus të kemi mbrojtjen shëndetësore dhe çdo fëmijë të ketë qasje në arsimin parashkollor”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Orët e para të vitit 2023 ishin të frytshme edhe për spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair. Siç njoftuan nga ky spital, foshnja e parë e lindur është vajzë e cila erdhi në jetë në orën 3 e 25 minuta nga nëna Taibe Bislimi. Për foshnjën e parë të lindur në gjinekologjinë “Nënë Tereza” dhuratat erdhën nga Komuna e Çairit./Alsat.mk
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










