Connect with us

Tech

Facebook dhe Instagram nuk do të mbyllen në Europë

Published

on

Facebook dhe Instagram do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime në Europë. Firma e tyre mëmë Meta nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aktiviteti në vendet e Bashkimi Europian që gjeneron miliarda Dollarë.

Megjithatë, lajmet që qarkulluan mbi mundësinë e mbylljes së aktivitetit të rrjeteve më të dha sociale në Europë, nuk kanë qenë aspak të rreme. Vetë kompania Meta sqaroi përmes një deklarate për shtyp se drejtuesit e kishin diskutuar këtë si mundësi, pasi nuk pajtohen me rregullat e Bashkimit Europian për transferimin e të dhënave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Korrik të 2020-ës, Gjykata Europiane shfuqizoi marrëveshjes mes BE-së dhe SHBA-së për të dhënat në internet, që vendosnin rregullat për shkëmbimin e të dhënave mes dy kontinenteve.

Vendimi bën që dy rrjetet e mëdha sociale të humbin miliarda Dollarë nga reklamat, për të cilat pa një marrëveshje ligjore nuk mund të ofrohen në përputhje me të dhënat e përdoruesve, çka është edhe parimi bazë i këtyre shërbimeve në Facebook dhe Instagram.

Meta u bëri thirrje rregullatorëve amerikanë dhe europiane të gjejnë arrijnë sa më shpejt një marrëveshje.

Tv Klan