Skuadra e Espanjollit ka bërë një nder të madh Real Madridit, duke ndaluar Seviljën në barazim (1-1) në shtëpi në një ndeshje të xhiros së 25-të të Primera. Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fund të takimit, andaj humbi çdo mundësi për të festuar në këtë ndeshje.
Në fund të pjesës së parë, ekipi mysafir kurorëzoi lojën më të mirë me golin e shënuar nga Rafa Mir. Pas këtij goli , loja u zhapërsua në terrenin e gjelbër dhe kjo solli më shumë punë për arbitrin kryesor. Në një moment pë shkak të kartonit të dytë të verdhë, largo inga loja Zhill Kunden. Vendasit siguruan një pikë më golin e shënuar nga Sergi Dader.
Espanyol po ecën drejt mbijetesës në elite e Spanjës, ndërsa Sevilja po humb ngadalë ritmin me skuadrën kryesuese në tabelë, pas së cilës tani ka gjashtë pike diferencë.








