Connect with us

Business

EMV ofroi çmim më të ulët se vitin e kaluar në tenderin për blerjen e energjisë elektrike

Published

on

Kompania shtetërore energjetike Shoqata Aksionare EMV ofroi 36.1 euro për megavat orë energji elektrike në tenderin e EVN Home, ose Furnizuesit Universal të Energjisë për qytetarët. Kjo shumë është shtatë për qind më e ulët se ajo e pranuar nga Furnizuesi Universal vitin e kaluar, kur çmimi ishte 38.8 euro për megavat orë. Sipas informacionit të marrë nga Alsat, EMV i ofroi EVN Home, 70 përqind të energjisë elektrike të nevojshëm për gjashtë muajt e parë, dhe për gjashtë të tjerët oferta e termocentraleve shtetërore ishte të siguronte 100 përqind. Në tender aplikuan dy kompani nga sektori energjetik.


EVN Home si furnizues universal i rrymës mori ofertë më të volitshme nga SH.A EMV me çmim prej 36,1 euro për megavat/ orë. Në tender morën pjesë dy kompani, SH.A EMV dhe EFT – njoftojnë nga EVN Houm.

Ndryshe, çmimi i ri i energjisë elektrike që KRRE duhet ta njoftojë deri në fund të muajit më shumë varet pikërisht nga çmimi i ofertës që sot e dha EMV në tender. Por, në mënyrë shtesë, në çmimin e fundit që e paguajnë qytetarët hyjnë edhe shpenzimet e miratuara që i kanë bërë kompanitë energjetike në vend, MEPSO dhe Elektro- distribucioni.

Rregullatori ende bën llogaritjet dhe sipas informatave tona, një pjesë e madhe e shpenzimeve të paraqitura të kompanive nuk do pranohen. Hollësi për atë cilat shpenzime janë pranuar e cilat jo, rregullatori paralajmëroi për javën tjetër. Ndryshe, thuajse para një muaji nga Komisioni Rregullator i Energjetikës kur i publikuan shpenzimet e MEPSO-s dhe Elektrodistribuimit për çka kërkojnë kthim të mjeteve, kryetari Marko Bislimovski tha se nëse pranohen të gjitha kërkesat e dorëzuara, çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 5%.

Ile Petrevski

Alsat