Showbiz
Elita Rudi me dedikim të veçantë për të birin në ditëlindjen e tretë: Më ndryshove jetën dhe më bëre të kuptoj që sa kot pa ty kisha jetuar
Published
5 years agoon
By
admin
Sot (e diel) feston ditëlindjen djali i reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, Zëri Gjikolli.
I lindur më 20 shkurt të vitit 2019, ai ka mbushur plot tri vite jetë.
Një dedikim i veçantë me rastin e ditëlindjes nuk mungoi as nga prezantuesja e njohur me një postim të hedhur në Instagram.
Ndërsa thur fjalët më të bukura, Rudi i uron shëndet të plotë e po ashtu edhe një të ardhme të bukur.
Postimi i plotë i Elitës (pa ndërhyrje):
“Një datë si kjo sot është shumë e rëndësishme për mua sepse erdhe në jetë ti biri im
Më ndryshove jetën dhe më bëre të kuptoj që sa kot pa ty kisha jetuar.
Por une sot dhe cdo ditë tjetër do lutem vetëm për shëndetin tënd dhe te motres tënde sepse e di sa shumë friksohem kur lexoj në lajme që u shfaq edhe një virus i ri te nesermen lexoj edhe për një tjetër.
Ishalla po ju pret një e ardhme më e bukur se kjo sot prandaj të uroj vetëm shendetin shpirti mamit se të tjerat jam e bindur që do t’i arrish vet!
Edhe 100 jetë”. /Telegrafi/
Elita Rudi (Foto: Instagram)

Elita Rudi (Foto: Instagram)
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










