Showbiz
Elgit Doda tregon për këshillën që i dha Beatrixit pas daljes nga Big Brother VIP
Published
5 years agoon
By
admin
Artisti i njohur, Elgit Doda, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, ku ka folur për befasinë që i bëri Donald Veshajt, me të cilin kanë një bashkëpunim.
Gjatë shkuarjes së këngëtarit brenda shtëpisë së Big Brohter VUP, pritej që ta këndonte hitin e përbashkët “TL (Toxic Love)”, por në fakt, ai interpretoi këngën “Ku je”, ndërkohë që aktori puthte e përqafonte Beatrix Ramosajn.
I pyetur në studio nëse ka komunikuar me këngëtaren pas daljes së saj nga Big Brother dhe situatave të vështira që ajo kaloi, Elgiti ka thënë se nuk është takuar me të, por kanë folur, ndërsa i ka dhënë edhe një këshillë – transmeton Top Channel.
(Foto: Screenshot/Top Channel)
“Jo nuk jemi takuar, kemi fol, por jo s’jemi takuar. Thjesht i kam dhënë kurajë për pjesën se çfarë thonë njerëzit”.
“Njerëzit atë kanë forcë më të madhe, telefonin dhe tastierën e PC-së. Kështu që mos u shqetëso për asnjëlloj gjëje. Nëse ti je OK, gjithçka është OK”, citohet të ketë thënë Elgiti.
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit










