Showbiz
Ekskluzive: Fjolla Morina drejt martesës me biznesmenin Fisnik Syla, organizojnë dasmën muajin tjetër
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është shumë e përfolur muajve të fundit për jetën e saj private.
Lidhja e saj me biznesmenin Fisnik Syla dhe dedikimet e shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, i kanë kthyer dyshen në fjalë në një ndër çiftet më të diskutuara në mediat rozë.
Duket se Fjolla dhe Fisniku janë drejt një hapi më serioz të jetës – atë të martesës.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
Telegrafi mëson nga burime pranë çiftit, se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor.
Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpiak”, pas ngjarjes famë keqe të zënies me armë nga organet e rendit, në kalimin e pikës kuftitare Kosovë-Shqipëri.

Foto: Fisnik Syla/Instagram
Telegrafi gjithashtu merr vesh se ceremonia do të jetë private dhe me jo shumë persona të ftuar, nën respektimin e masave pandemike.
Mësohet se për fustanin e bardhë të Fjollës do të kujdeset stilisti i saj i besuar i shumë paraqitjeve të këngëtares ndër vite, Mr. Rex.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory
Ky i fundit ka udhëtuar nga Gjermania për në Shqipëri për veshjet e çiftit, teksa ndodhej i karantinuar në shtetin gjerman. /Telegrafi/
You may like

Noizy pjesë e filmit ndërkombëtar “Blood Money”, nga 12 nëntori shfaqet në kinematë e Zvicrës

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë










