Connect with us

Sport

Edy Reja: Na shërbeu shumë ndeshja me Kosovën, Etrit Berisha është kapiten

Published

on

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja është shprehur se miqësorja e sotme ndaj Kosovës, i shërbeu atij për të bërë një vlerësim për të rinjtë.

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku kuqezi sqaroi edhe situatën e kapitenit në Kombëtares.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë për ta kjo ndeshje. Duhet të kemi parasysh që Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne po punojmë për projektin e së ardhës. Sot punuam për mbrojtjen dhe bëmë shumë mirë, ishte një mundësi e mirë për të parë lojtarët”.

“Kapiteni? Kapiteni e kemi thënë edhe herë të tjera, është Etrit Berisha. Kjo zgjedhje është bërë me votim dhe ata e kanë zgjedhur, nuk ka çështje në këtë mes. Nëse Berisha nuk do të jetë në fushë atëherë, Hysaj do ketë shiritin”.

“Mungesa e Kallakut nga fillimi? Kallaku është një lojtar prej të cilit presim shumë. Sot preferova të aktivizoja Selahin, Ne duhet të jemi të kujdesshëm për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë kur ai luan me klubin dhe tani ka kaluar në një kampionat jashtë.”, u shpreh.

“Lojtarët e rinj? Shpresojmë që të rinjtë të jenë pjesë e projektit tonë për Evropianin e 2024. Sot më pëlqyen shumë lojtarë. Provova Selahin dhe Dokën. Një miqësore e vlefshme që lojtarët të fitojnë sa më shumë minuta dhe eksperiencë. Nuk mund të leme pa përmendur këtu Çepelen. Një lojtar që tregoi personalitet. Është vetëm 17-vjeç. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Janë lojtarë që mund të na shërbejnë në të ardhmen. Të shikojmë”.

Alsat