Maqedoni
E mbani mend lojën popullore “Tetris”? Një film për krijimin e saj po vjen dhe traileri i parë është publikuar – Alsat
Published
4 years agoon
By

“Tetris” është një lojë e cila doli në vitet 80 të shekullit të kaluar dhe ishte pjesë e të gjithë telefonave celularë para ardhjes së smartfonëve.
Është një nga videolojërat më të famshme të të gjitha kohërave dhe nuk ka pothuajse asnjë person që nuk e ka luajtur atë. Sidoqoftë, pak njerëz e dinë historinë dhe popullarizimin e Tetris.
Për këtë qëllim është xhiruar një film, traileri i të cilit u publikua pak ditë më parë dhe deri më tani ka gati 5 milionë shikime. Është një film i bazuar në ngjarje reale dhe tregon se si lindi loja.
Filmi tregon në mënyrë dramatike historinë se si kjo video lojë me famë botërore gjeti rrugën e saj te lojtarët e pasionuar në mbarë botën. Hank Rogers (Taron Egerton) zbulon Tetris në 1988, më pas shkon në Bashkimin Sovjetik, ku bashkon forcat me shpikësin Alexei Pazhitnov (Nikita Efremov) për të sjellë lojën te njerëzit.
“Amerikanët dhe rusët e kompjuterave krijojnë një miqësi të pamundur teksa përpiqen të shmangin KGB-në (Komiteti i Sigurisë Shtetërore të Rusisë) dhe të kontrabandojnë videolojën më të famshme në botë jashtë Bashkimit Sovjetik”, thuhet në përshkrimin e filmit.
You may like

“Shko në rr** të s’a*ës”, Adriani shpërthen me fjalë ofenduese ndaj Akilit, reagojnë menaxhmenti i aktorit

Megyn Kelly kritikon ashpër Nicole Kidman: Je 60 vjeç, nuk ke pse të vishesh si vajza ime 15-vjeçare

“Gëzuar për çunin që ma nxin ditën”, Jonida Vokshi uron bashkëshortin për ditëlindje

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Demi Moore, Pamela Anderson dhe Hailey Bieber në një vend: Cila shkëlqeu më shumë në natën e glamurit në New York?

“Mos ma drejto mua gishtin!”, përplasen në debat Anjeza dhe Zoja










