Connect with us

Sport

Dumoshi takoi Këshillin për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në sport – Bota Sot

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në vazhdën e aktiviteteve të saj, takoi anëtarët e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Sport dhe Dukurive të Tjera Negative në Ngjarjet Sportive.

 Gjatë takimit, kryetari i Këshillit, Besim Kelmendi, i dorëzoi ministres Dumoshi raportin vjetor të punës ku e njoftoi për takimet e mbajtura të këshillit ku gjatë 2020-tës janë organizuar rreth 30 takime nëpër regjione të ndryshme të vendit dhe për vendimet dhe rezultatet e arritura të Këshillit. 

Kelmendi dhe Dumoshi diskutuan rreth ecurive për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive. 

Ndër të tjera, ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja do ta mbështesë në vazhdimësi punën e Këshillit dhe se do të angazhohet maksimalisht që të eliminojnë dukuritë negative në sport. 

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është organ i përhershëm me përfaqësim ndërinstitucional, i përbërë prej pesë anëtarëve dhe ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës si dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Alsat