Showbiz
“Dua një burrë të varfër”, Beniada Nishani i rikthehet sërish deklaratës: Nuk ka rëndësi sa para ka njeriu në llogari bankare, por ka rëndësi zemra
Published
5 years agoon
By
admin
Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, tanimë po vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale.
Ajo ditë më parë në një nga intervistat që ka dhënë në një program në Shqipëri tha se dëshiron një burrë të varfër, në mënyrë që ta mbajë ajo.
Për këtë deklaratë që bëri bujë të madhe gjithandej, ajo është pyetur sërish nga ndjekësit në Instagram.
Beniada Nishani (Foto: Instagram)
“A do me të vërtetë një djalë fukara ta mbash vet se ti qenke dhe me qera për vete?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua modeles së njohur.
“Nuk ka rëndësi njeriu sa lekë ka te llogaria bankare, por ka rëndësi zemra. Nuk i vlerësoj njerëzit nga puna që bëjnë, por nga dashuria që të japin”, u shpreh Nishani.
“Po ma mirë me qera të paktën unë jam e pavarur. Gjërat e mëdha vijnë nga gjërat e vogla”, vazhdoi më tej ylli i “Loro”.
Beniada duhet theksuar se pas përfundimit të BB VIP ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri, për të kontribuuar për vendin e saj. /Telegrafi/
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










