Showbiz
Dua Lipa shënon sukses historik me “Levitating”, bëhet artistja femër që ka qëndruar më së shumti në “Billboard Hot 100”
Published
5 years agoon
By
admin
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të shënoi suksese të njëpasnjëshme në arenën e muzikës ndërkombëtare.
Në mesin e shumë hiteve që kanë shënuar karrierën e saj të bujshme artistike është edhe kënga “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”.
26-vjeçarja së fundi ka arritur suksesin e radhës me “Levitating”, e cila është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.
“Levitating” është gjithashtu kënga e pestë që ka qëndruar më së shumti në top-listë në gjithë historinë e kualifikimeve.
Këtij lajmi i është gëzuar interpretuesja duke e shpërndarë njoftimin edhe në llogarinë e saj në Instagram, aty ku numëron mbi 80 milionë ndjekës.
Ndërkohë, Dua aktualisht ndodhet në turneun “Future Nostalgia”, koncertet e të cilit fillimisht kanë nisur në Amerikë, për të vazhduar më pas edhe në pjesët e tjera të botës. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










