Showbiz
Dua Lipa këmbëngul se gjithçka është mirë në jetën e saj pas ndarjes nga Anwar Hadid
Published
5 years agoon
By
admin
Ajo u nda nga i dashuri Anwar Hadid muajin e kaluar pasi dyshja kishin vështirësi në mbajtjen e lidhës për shkak të orareve të tyre të ngjeshura.
Por duke postuar disa fotografi në Instagram të dielën, Dua Lipa këmbënguli se “gjithçka është plotësisht mirë” ndërsa ishte e shtrirë në një stol të mbuluar me borë në New York.
Ylli i muzikës pop e mbajti larg të ftohtin e veshur me një pallto lëkure, gjersa i mbështolli flokët e saj të zeza në një shall koke, shkruan DailyMail.
E veshur me çizme të zeza të trasha, perfekte për të shkelur nëpër dëborë, Dua mbrojti fytyrën e saj nga temperaturat nën zero me një palë syze dielli të mëdha.
Interpretuesja e hitit “No Lie” tregoi gjithashtu manikyrin e saj të papërlyer ngjyrë jargavan.

Të dielën, qyteti i New Yorkut u zgjua i mbuluar me borë nga stuhia e parë e madhe e këtij sezoni në qytet.
Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi reshje dëbore prej një deri në dy centimetër në orë, me disa pjesë të qytetit deri në tetë centimetra gjatë natës.

Kjo vjen shumë pak kohë pasi Dua lavdëroi rrethin e saj ‘të ngushtë’ të familjes dhe miqve për mbajtjen e saj në ekuilibër, gjatë një interviste të re për Wall Street Journal Magazine.
Artistja me origjinë nga Kosova deklaroi se pavarësisht statusit të saj prej super ylli, ajo ndihet ‘e rehatuar’ që ‘askush nuk e di vërtet se çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura’ dhe ‘jo gjithçka është dukshme atje’, pasi u raportua se ajo do të ndahej nga i dashuri Anwar Hadid.

Dua, e cila do të nisë shumë shpejt turneun e saj “Future Nostalgia”, zbuloi gjithashtu se pavarësisht se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj në Mbretërinë e bashkuar, trashëgimia e saj në Kosovë është “një pjesë e madhe e asaj që ajo është”.
Duke folur për revistën, ajo tha: “Diçka që e kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë. Unë kam bërë paqe me faktin se njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë, me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”.

“Rrethi im është me të vërtetë i ngushtë, familja ime dhe miqtë e mi më mbajnë kaq të vendosur, dhe më jep një lloj rehatie që jo gjithçka është atje jashtë që do të largonte nga jeta dhe privatësia jote”, tha 26-vjeçarja. /Telegrafi/
You may like

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

Aktorja Dafne Keen flet për Hollywood-in: Më ofruan kokainë kur isha 11 vjeçe










