Showbiz
Dua Lipa gati për ‘Studio 2054’, ndan pamje nga provat e fundit para shfaqjes
Published
6 years agoon
By
admin
Performanca e këngëtares Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet ‘live’ dhe ‘online’ edhe në Kosovë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow.
Siç ka theksuar artistja shqiptare, mysafirë të spektaklit do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore si: Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë.
Ndërsa ka mbetur vetëm një ditë nga ky eveniment, 25 vjeçarja tregon se është çdo gjë gati, pasi ka ndarë disa imazhe nga provat e fundit.
Foto: Instagram
Ajo shfaqet e mrekullueshme në pozat që ka ndarë në Instagram, ku njëherësh është e shoqëruar nga një sërë valltarësh.
“Shumë afër”, ka shkruar ajo.
Lidhur me këtë, Sunny Hill Festival dhe platforma ekskluzive e biletave dhe promovimit të Studio 2054, Festtix, kanë njoftuar se do t’i shpërblejë të gjithë pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara të festivalit me 50% zbritje në biletën e Studio 2054. /Telegrafi/
You may like

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga










