Showbiz
Dua Lipa duket e mrekullueshme në ngjyrën rozë, teksa diskuton në emisionin e Jimmy Fallon për zgjedhjet në Amerikë
Published
6 years agoon
By
admin
Ajo ka punuar shumë këtë vit, duke sjell muzikë të re, pavarësisht nga pandemia globale.
Dhe Dua Lipa u vesh për të bërë përshtypje për një paraqitje në TV të mërkurën në mbrëmje, duke u kënaqur me një nga pamjet e saj tipike ndërsa u përgatit të dilte drejtpërdrejt në shfaqjen “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, shkruan DailyMail.
Nga fotografitë e publikuara në Instagramin e saj nga shtëpia e saj në Londër, këngëtarja dukej e mrekullueshme e veshur me ngjyrë rozë neoni ndërsa lidhi bisedën e saj virtuale me Jimmy Fallon.
Këngëtarja dukej tërheqëse me këmishën e saj rozë, të cilën ajo e kombinoi me çizme të bardha.
Ajo i përsosi pozat e saj në shtratin e shtëpisë së saj në Londër, pak para se të hynte në një lidhje direkte me prezantuesin e famshëm.
Ylli me prejardhje shqiptare është kthyer në shtëpinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar, pak kohë pasi u zhvendos në Los Angeles gjatë izolimit të fundit për të qenë më pranë të dashurit të saj në Kaliforni Anwar Hadid, 21 vjeç.

The Sun raportoi gjatë verës që interpretuesja e hitit “One Kiss” u zhvendos në Amerikë me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të ishte në gjendje të udhëtonte shpesh për shkak të pandemisë COVID-19.
Dua mund të jetë përsëri në Londër tani, por ajo është ende duke mbajtur një sy në Sh.B.A., duke i thënë Jimmy Fallonit të mërkurën se bëri gjithçka që mundi për të inkurajuar fansat e saj amerikanë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave.

“Të gjithë po jetojmë në një botë dhe bota po bëhet gjithnjë e më e vogël”, shpjegoi ajo.
“Kur e mendoni, reagimi në ShBA ndaj ndryshimit të klimës, refugjatëve, pandemisë ndikon në të gjithë botën dhe mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të kuptojmë se të gjithë po kalojmë këtë së bashku, të gjithë duam të shohim ndryshimin dhe të shohim barazinë”, deklaroi këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/

You may like

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

Angela Martini ndahet nga partneri rumun, Dragos Savulescu

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë










