Connect with us

Sport

Drejtuesit e Barcës plotësojnë ëndrrën e parë të Kumanit – Alsat

Published

on

Drejtuesit aktual të Barcelonës janë të gatshëm që të plotësojnë dëshirën e Ronald Kumanit dhe të sjellin Erik Garsia në “Nou Kamp”. Trajneri holandez kërkoi mbrojtësin 20 vjeçar gjatë verës, mirëpo presidenti i larguar, Hosep Bartomeu nuk arriti që të mbyll marrëveshjen që të rikthejë spanjollin në “Nou Kamp”.

Garsia ka edhe 6 muaj kontratë me Mançester Sitin, i cili është dakord me dëmshpërblimin në vlerë prej 5 mln euro, plus bonuse të tjera që sigurojnë edhe 5 mln euro shtesë. Tani mbetet që drejtuesit aktual të kërkojnë leje nga tre kandidatët për president të Barcelonës, që të japin dritë jeshile për realizimin e këtij transferimi.


Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Covid 19”, NBA vendos “bodyguard” në fushë – Alsat

Published

on

Drejtuesit e NBA-s, përmes një komunikate për mediat, kanë bërë me dije se janë regjistruar 11 raste të reja me “Covid-19” në 30 ekipet. Numër që tregon se koronavirus është ende i pranishëm në këtë sport, çka ka sjellë shtyrjen e 17 ndeshjeve deri më tani në NBA, nga fillimi i sezonit. Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë kanë përfunduar në karantinë, ndërsa për të evituar kontaktet e tepërta, NBA ka marrë një tjetër masë. Para ndeshjeve, gjatë kohës që lojtarët bëjnë nxemjen në parket, në mesin e fushës do të qëndrojnë disa persona të sigurimit, të cilët nuk do të lejojnë që lojtarët të përshëndeten me kolegët e ekipit tjetër, të takohen apo përqafohen.

The post “Covid 19”, NBA vendos “bodyguard” në fushë appeared first on Alsat.

Alsat

Continue Reading

Sport

As Endi Marrej nuk i shpëton rregullores në Australi – Alsat

Published

on

Ministri i Shëndetësisë në Australi, Martin Folej, pararalajmëroi të gjithë sportistë që udhëtojën drejt Australisë se nuk do të lejojnë hyrje të tyre në trollin, nëse nuk kanë test negative për koronavirus.

 

Të gjithë tenistët që udhëtojnë për në Melburn si dhe stafet e tyre, para se të nisen duhet të tregojnë se janë negativ me koronavirus, në të kundërt do të kthehen mbrapsht. Ata bëjnë mirë të qëndrojnë aty ku janë nëse janë positive. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as Endi Marej. Nëse ai del sërish pozitiv para se të niset për në Melburn, nuk do t’i lejohet të zbresë nga avionic,” ka thënë mes tjerash ministry Folej.

 

Marej doli pozitiv me “Covid-19”, një javë më pare dhe aktualisht është në karantinë në Londër dhe duhet të dalë negativ që të niset për në Melburn. “Australian Open” nis më 8 shkurt, ndërsa Marrej  siguroi nga organizatorët një “wild card” (ftesë) për të marrë pjesë në këtë event.


Alsat

Continue Reading

Sport

Pa Ferrarin kompetitiv, Formula 1 në krizë të madhe – Alsat

Published

on

Stefano Domenicali, presidenti i ri i Formula 1, ka deklaruar se ky sport ka nevojë që “Ferrari” të jetë kompetitiv, pasi dominimi i “Mercedesit” po sjell një krizë në shikueshmëri.

 

“Kemi të gjithë nevojë për Ferrarin, që të rikthehet të garojë për fitore. Kjo gjë nuk ka për të qenë e lehtë për kokëkuqen, por jam i bindur se situata do të ndryshojë. Një makinë “Ferrari” kompetitive do të rikthejë spektaklin në pistë, tifozët në tribunë, shikueshmërinë në televizion, të ardhurat. Pra, gjithçka varet nga “Ferrari”, që ky sport të mos dështojë dhe të zhgënjejë me spektaklin e tij”, tha mes tjerash Domenikali, që dikur ka qenë drejtori sportiv i makinës italiane.


Alsat

Continue Reading

Trending