Connect with us

Business

Do të përgatitet ligj i ri për sektorin e ndërtimit

Published

on

Filloi procedura për hartimin e ligjit të ri për ndërtim. Bëhet fjalë për ligjin kryesor që duhet të rregullojë aktivitetin e ndërtimit. Si një nga ndryshimet kryesore, autoritetet njoftojnë se do të rriten kompetencat e inspektoratit që të ketë kontroll më të madh mbi procesin e ndërtimit. Theks do të vihet edhe në kategorizimin e ndërtesave.

Vlersësojmë se kategorizimi duhet të bëhet sipas kompleksitetit të ndërtesave, dhe jo sipas asaj se kush lëshon lejen e ndërtimit. Nuk mundet rrethimi i një objekti të një universiteti të jetë ndërtesë e kategorisë së parë, ndërsa e një ndërtesë komplekse e tërë, si çerdhe fëmijësh të jetë ndërtesë e kategorisë së dytë”-tha Bllagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ndërtuesit thonë se problem më i madh në zgjidhjen aktuale ligjore është se ajo është ndryshuar tridhjetë herë deri më tani.

 Kur veç më janë bërë ndryshime dhe plotësime të ndonjë ligji, kjo do të thotë se ka pasur mangësi të caktuara që e kanë kufizuar procedurën e zbatimit të ligjit. Qëllimi i miratimit të ligjit të ri është bashkimi i të gjitha procedurave në një ligj i cili do jetë më lehtë i zbatueshëm”-pohoi Ivica Jakimovski, Oda e ndërtitarisë në LOE.

Problem shtesë, thonë biznesmenët, janë edhe procedurat administrative në ligj.

Për shembull, rruga e “Qytetit të diellit” është ndërtuar para tre vjetëve, është gati ndërsa ende nuk është lëshuar në përdorim. Problemi është i natyrës administrative”-theksoi Andrea Serafimovski, Shoqata e ndërtimtarisë në Odën Ekonomike.

Ekspertët vlerësojnë se me Ligjin për ndërtim, i cili është në fuqi, jepet  mundësi për ndërtimin e ndërtesave të paligjshme dhe kjo duhet të ndërpritet menjëherë. Autoritetet nuk dhanë datë konkrete kur do të miratohet ligji i ri, por thanë se fillimisht do t’i dëgjojnë qëndrimet e gjithë të interesuarve.

Ile Petrevski

Alsat