Showbiz
DJ PM dhe DJ Dagz bëjnë tatuazhin e njëjtë ‘live’ në emision
Published
5 years agoon
By
admin
Dy DJ-të nga Kosova, PM dhe Dagz janë bërë ndër emrat më të komentuar në mediet rozë që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.
Ndonëse nuk arritën në finalen e madhe të spektaklit, të dy përveç famës kanë fituar edhe simpatinë e publikut dhe shumë fansa kudo ku ka shqiptarë.
Dhe pavarësisht angazhimeve me mbrëmje të shumta muzikore, PM dhe Dagz së fundmi kanë qenë të ftuar edhe në emisionin “Why Not” me Roza Latin.
Foto: DJ Dagz/Instagram
Dyshja e njohur kanë folur për eksperiencë e tyre në shtëpinë e famshme dhe dy partneret, Sarah Berishën dhe Einxhel Shkira.
Por, përgjatë emisionit moderatorja e njohur u ka kërkuar që ata të mbajnë një premtim të cilin e kishin dhënë edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB VIP.

Foto: YouTube/RTV Ora
DJ-të kishin deklaruar se ata planifikojnë që të bëjnë tatuazh të njëjtën me emrat e tyre artistik, e të cilin e bën pikërisht gjatë emisionit.
“I’ts PM to the DAGZ now ( Janë PM dhe DAGZ tani)”, shkruhej në tatuazhin e dy DJ-ve, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në performancat dhe projektet e tyre të përbashkëta muzikore.

Foto: YouTube/RTV Ora
Ndërkohë, kujtojmë që Pajtim Krasniqi (emri i plotë i PM) dhe Arbër Gumnishta (emri i plotë i Dagz) prej vitesh njihen si DJ, të cilët në shumicën e herëve performojnë së bashku.
Ndryshe, pas daljes nga BBV dyshja kanë lansuar këngën “Hana” në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi, që u prit mirë nga publiku dhe deri tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
You may like

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj










