Connect with us

Bota

Dhjetëra ushtarë armenë “të zënë” në Nagorno-Karabak – Alsat

Published

on

“Fatkeqësisht, dhjetëra shërbyes tanë janë zënë afër Khtsaberdit,” ka thënë lideri etnik armen i këtij rajoni, Arayik Harutiunian.

Avokati i Popullit në Nagorno-Karabak, Artak Beglarian, ka thënë se numri i ushtarëve të zënë është rreth 60.

Ministria e Mbrojtjes së Nagorno-Karabakut ka thënë më herët se kontaktet janë humbur me një numër të pozicioneve ushtarake rreth fshatrave Khtsaberd dhe Hin Tagher.

Autoritetet e Azerbajxhanit nuk kanë komentuar ende për ushtarët që janë raportuar se janë zënë rob.