Connect with us

Sport

Dembele në ‘radarin’ e gjigantit anglez

Published

on

Klubi anglez, Manchester United raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele.

‘Djajtë e Kuq’ synojnë që në afatin kalimtar të verës, të përforcojnë skuadrën me disa lojtarë.

Sipas mediave britanike, Dembele është në mesin e disa emrave që skuadra angleze synon t’i ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm, transmeton RTKLive.com.

United thuhet se është i interesuar për 25-vjeçari, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek Lyoni.

Francezi nga United shihet si pasues i Edinson Cavanit, i cili sipas të gjitha gjasave, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Old Traffordi’.

Drejtuesit e Unitedit mësohet se janë duke e monitoruar situatën e Dembele-s pasi që lojtari shumë shpejtë do të hynë në vitin e fundit të kontratës me Lyonin. /F.Bytyqi/

Alsat