Showbiz
De Niro për luftën në Ukrainë: Është e tmerrshme që ekzistojnë armët nukleare me të cilat njerëzit kërcënohen
Published
5 years agoon
By
admin
Ikona hollivudiane, Robert De Niro, ka mbajtur një fjalim në Universitetin Cambridge, ku mes tjerash e ka prekur edhe temën e sulmit rus mbi Ukrainën.
Aktori fitues i shumë çmimeve, i cili pas vetes ka një karrierë të pasur, është pyetur për opinionin e tij lidhur me krizën në Ukrainë.
“Duhet të ngriteni dhe të thoni: ‘Nuk mund të bëni diçka të tillë, është e gabuar!’. Është kaq e thjeshtë. Madje nuk bëhet fjalë as për demokracinë, por për të drejtën dhe të gabuarën – të vërtetën”, ka thënë ai.
(Foto: Marca)
Ai kishte një përgjigje të gatshme kur është pyetur se çfarë mendimi ka për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
“Sanksionet? Nuk e di se si funksionon në të vërtetë. Sa thellë mund të gërryej regjimin dhe ta ndryshojë situatën politike – kjo do të ishte pyetja e duhur. Kam frikë se kjo gjë do të vazhdojë”, është shprehur De Niro, i cili ka frikë se me kalimin e kohës njerëzit do të mësohen me faktin se dikush thjesht e ka pushtuar Ukrainën.
“Ndoshta njerëzit do të duhet të marrin një pozicion më të fortë. Dhe gjithashtu, është një gjë e tmerrshme për të qenë të vetëdijshëm, se ne kemi armë bërthamore me të cilat njerëzit kërcënohen… nëse i përdorni ato, askush nuk do të mbijetojë. Nuk mund ta imagjinoj se bota ndodhet në këtë gjendje”, ka thënë aktori duke shtuar se doemos duhet bërë diçka për të ndaluar luftën. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










