Connect with us

Showbiz

Dafina Zeqiri me imazhe tërheqëse të realizuara para koncerti virtual në Tiranë

Published

on

Dafina Zeqiri ishte njëra nga këngëtaret që performoi në koncertin virtual të “Natës së Bardhë”.

Në mesin e shumë yjeve, interpretim të mrekullueshëm për fansat dha edhe Zeqiri, e cila njihet për veçantinë e saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shkëputur disa imazhe nga paraqitja e saj për këtë mbrëmje.

(Foto: Instagram)

Në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e kuqe, që e bënte dukjen edhe më të perfeksionuar.

Kësaj radhe ajo zgjodhi të ketë balluke, kurse për makijazh kishte shkuar me disa nuanca më të errëta.

(Foto: Instagram)

Bukuroshja u bë pjesë e këtij koncerti për nderë të festës së 28 Nëntorit, Dita e Flamurit Shqiptar. /Telegrafi/