Connect with us

Sport

Cyrihu mund Lucernin, Xhemaili në rolin e asistuesit – Alsat

Published

on

Skuadra e Cyrihut ka shënuar fitore në transfertë (2:0) ndaj Luzernit, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit zviceran, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte Blerim Xhemaili. Ai u shfaq në formë të mirë dhe asistoi në minutën e 17-të, kur Kesej shënoi goln e parë në këtë përballje. Ndërkohë goli dytë erdhi në minutën e 78-të, kur në skenë ishte Gnoto që verifikoi fitoren e skuadrës vendase.

– Advertisements –

Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti e Blerim Xhemaili u paraqitën standardë. Xhemaili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të dhe pesë minuta më vonë u zëvendësua. Ardon Jashari luajti nga minuta e parë e Lorik Emini nga ajo e 72-ta për Luzernin.

Skudra e Cyrihut kryeson renditjen me 56 pikë, dhe ka 13 më shumë se Jang Bojsi, në vend të dytë dhe Luzerni është i nënti me 18 pikë.

Alsat