Connect with us

Sport

Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Published

on

Cristiano Ronaldo të mërkurën në mbrëmje e shënoi e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ylli portugez kishte barazuar rekordin e Josef Bican me golin e shënuar për Juven në fitoren 3-1 ndaj Sassuolo më 10 janar.

Ai më pas kaloi ish sulmuesin çek në finalen e Supekupës së Italisë kundër Napolit të mërkurën në mbrëmje.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë në një fushë të keqe. Ia dolëm të fitojmë Superkupën, një trofe i rëndësishëm sidomos në aspektin e besimit që do injektojë te skuadra.

Serie A? Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Ne mund ta fitojmë titullin. Do të jetë një betejë e madhe, por kemi shanset tona.

Kemi pasur një qëndrim ndryshe në krahasim me ndeshjen kundër Interit, ndaj të cilëve luajtëm shumë keq. Skuadra luajti keq, por tashmë kaloi ajo ndeshje.

E rëndësishme ishte të fitonim sot, të fitonim besim. Është një titull shumë i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të lumtur. Shpresoj që ekipi të fitojë besim në funksion të ndeshjeve të ardhshme“, theksoi ylli “mbreti” i golave.

Alsat