Connect with us

Sport

“Covid 19”, Franca ndalon futbollin amator – SHKUPIMK

Published

on

Franca është vendi i parë që ka vendosur për pezullimin e garave duke filluar nga ligat e treta, ndeshjet e kupave dhe ligat e femrave. Franca ka hyrë në një karantinë të re një mujore, një “bllokim” të ri, megjithëse vendi nuk do të ndalet plotësisht, si në pranverë, me sportet profesionale që do të vazhdojnë të luhen deri më 1 dhjetor.

Të gjitha ndeshjet nën ligën e tretë në garat e meshkujve, si dhe të gjitha nën ligën e parë të femrave, ndeshjet e kupave të në gjitha kategoritë, ligat e të rinjve shtyhen të paktën deri më 1 dhjetor”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Francës.

Tani për tani, në Francë do të vazhdohet vetëm me nivelin elitar, por që ka frikë se edhe ai mund të ndalet, nëse situata me “COVID-19” ashpërsohet.

Alsat