Connect with us

Maqedoni

Civil: Proces i rregullt dhe i qetë zgjedhor në Shtip dhe Pllasnicë – Alsat

Published

on

-Dita e zgjedhjeve në komunat e Shtipit dhe Plasnicës filloi në mënyrë paqësore dhe me kohë, njoftoi organizata joqeveritare “Civil”, transmeton Alsat.

– Advertisment –

– Vëzhguesit raportojnë se janë regjistruar disa raste në të cilat ka pasur shkelje të protokolleve shëndetësore. Në disa vende janë hequr mbishkrimet nga objektet ku ndodhen qendrat e votimit, e cila është në përputhje me rregullat, thonë nga “Civil”.

Sipas OJQ-së, gjatë natës është regjistruar thyerja e heshtjes zgjedhore.

Dita e zgjedhjeve në Shtip dhe Plasnicë monitorohet nga 30 vëzhgues të akredituar të “Civil”.

Disa vëzhgues kanë qenë aktivë që nga dita e parë e fushatës zyrtare të zgjedhjeve, respektivisht që nga 21 nëntori.

Monitorimi kryhet në 16 kategori, përfshi këtu zbatimin e masave dhe protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi.

Civil bën thirrje dhe inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë parregullsitë zgjedhore gjatë ditës së votimit në formën online në faqen e internetit Zgjedhje të Lira.