Connect with us

Entertainment

Chelsea e konfirmon transferimin e Fernandez

Published

on

Skuadra e Chelseat përmes një videoje në faqen zyrtare të klubit e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Enzo Fernandez.

Fernandez i bashkohet Chelseat nga Benfica për një shifër rekorde 120 milionë euro, ku “Blutë” e Londrës luftuan deri në çastet e fundit të merkatos së janarit për të siguruar shërbimet e portugezit.

Fernandez ka nënshkruar kontratë tetë vjeçare me klubin e cila do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në muajin qershor të vitit 2031.