Maqedoni
Çfarë ndodh me paratë e hedhura nga turistët në shatërvanin e Trevit në Romë, Itali? – Alsat
Published
4 years agoon
By

Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, atje, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit spektakolar të shekullit të 18-të.
Por ku shkojnë gjithë këto para?
Për më shumë se një dekadë, të ardhurat – të mbledhura nga një ekip i përkushtuar çdo disa muaj – kanë kontribuar në ndonjë kauzë shumë të mirë.
Pse njerëzit hedhin monedha në shatërvanin e Trevit?
I ndërtuar midis 1732 dhe 1762, shatërvani i Trevit është një nga pamjet më ikonike të Romës dhe është projektuar nga Nicola Salvi.
Rituali u bë i famshëm nga filmi i vitit 1954 “Tre monedha në shatërvan” dhe supozohet të garantojë kthimin e vizitorit në Qytetin e Përjetshëm.
Sa para hidhen në shatërvanin e Trevit?
Çdo ditë, rreth 3,000 euro përfundojnë në shatërvanin e Trevit.
Kjo rezulton si deri në 1.5 milion euro që hidhen në ujërat e tij çdo vit.
Çfarë ndodh me paratë e hedhura në shatërvanin e Trevit?
Nja dy herë në vit, qyteti dërgon një ekip për të mbledhur paratë.
Punëtorët përdorin pajisje të ndryshme për të “fshirë” monedhat në pirgje dhe më pas përdorin një zorrë thithëse për të nxjerrë paratë nga uji.
Më pas monedhat futen në “thes” nën vëzhgimin e policisë.
Në vitin 2001, kryetari i bashkisë vendosi që paratë të mblidheshin për ndonjë qëllim bamirësie vendase për të ndalur përpjekjet e shpeshta të njerëzve për të vjedhur monedha nga shatërvani.
Që atëherë, ato i janë dhuruar çdo vit organizatës bamirëse katolike të Romës, Caritas.
Ajo ka qenë një nxitje e madhe për bamirësinë dhe shuma tani përbën 15 për qind të buxhetit të saj vjetor.
Grupi i përdor paratë për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët e qytetit.
Kështu me ato para financohen “kuzhina popullore”, strehimore për të pastrehët, produkte falas në markete dhe të tjera.
Ato gjithashtu shkojnë drejt mirëmbajtjes së një kompleksi në periferi të Romës që strehon një shtëpi pleqsh, mensë dhe dentist për banorët e qytetit që jetojnë në varfëri.
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










