Connect with us

Business

Bytyqi propozon kthimin e tatimit progresiv

Published

on

Tatim më të lartë për të pasurit, sepse në kovid krizën u bënë edhe më të pasur. Pas propozimit të ASHAM-it për të rritur tatimet, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi pajtohet për ta rivendosur tatimin progresiv. Për të, për aktivitete të caktuara, duhet të ketë madje ulje të tatimit personal.


Reforma tatimore do të thotë aplikimi i tatimit progresiv, unë them – pse jo. Kriza ka treguar se disa të pasur janë bërë edhe më të pasur. Mendoj se për shkak të besimit ideologjik, duhet të ketë tatim progresiv. Të pasurit duhet të paguajnë dhe t’ua kthejnë të varfërve. Nëse kjo nënkupton aplikimin e tatimit të ri mbi të varfrit, them jo, sepse ua kemi borxh atyre që të dalin nga varfëria dhe të fillojnë të jetojnë me dinjitet”- deklaroi Fatmir Bitiqi – Zëvendëskryeministër për çështjet ekonomike

I pyetur nga gazetarët nëse e konsideron aplikimin e tatimit të ri gjatë krizës, Bytyqi rikujtoi se në vitin 2001 kishte tatim që e paguanin të gjithë qytetarët, por nuk theksoi nëse një opsion i tillë po konsiderohet për momentin. Reforma tatimore do të definohet pas konsultimeve dhe analizave që janë aktualisht në zhvillim e sipër,” tha Bytyqi.

Kryetari i VMRO DPMNE-së kërkon që taksat të mos rriten, por të ulen. Sipas Mickoskit, duhet të kërkohet mënyrë për ta zvogëluar ekonominë gri e jo të preket xhepi i qytetarëve.

Nuk është zgjidhje rritja e tatimit, por zgjidhje është që të zvogëlojmë tatimin, të ulen shpenzimet joproduktive të kësaj qeverie dhe për të kursehet në llogari të qytetarëve. Ne jemi duke goditur përsëri biznesin, duke goditur standardin e jetesës së qytetarëve dhe duke rritur taksat në vend që të kërkojmë mënyrë për të zvogëluar ekonominë gri dhe kështu t’i rrisim të ardhurat e buxhetit”- pophoi Hristijan Mickoski – Lider i VMRO-DPMNE-së.

 Tatimi progresive u aplikua në fillim të vitit 2019 por pas 10 muajsh Qeveria vendosi ta vendosë në pritje deri në vitin 2023. Arsyeja e shtyrjes ishin reagimet negative nga pronarët e kompanive dhe përpjekjet për të shmangur pragun e tatimimit duke transferuar të ardhurat te njerëzit e tjerë.

Andrea Cobanova

Alsat