Showbiz
Butrint Imeri arrin një milion klikime për një ditë me këngën e reSinjali
Published
4 years agoon
By

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, të shtunën në mesnatë ka publikuar këngën e re “Lule e Dashnisë”.
Balada, të cilën e paralajmëroi që një kohë të gjatë, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.
Dhe ky projekt për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.
“Një milion, një ditë. Një milion falënderime për të gjithë juve që vazhdoni të më mbështetni që të thyej rekorde edhe me balada. Nuk kam koment”, ka shkruar Imeri në një postim të shpërndarë në InstaStory.
Para lansimit të kësaj kënge, ai ngacmoi vazhdimisht ndjekësit që njëherësh aluduan për hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania.
Ai u tha se do të hynte për të befasuar moderatoren Kiara Tito për ditëlindjen e saj të 27-të.
Dyshja kanë qenë bashkë shumë vite përpara, kur ishin në moshën 20-vjeçare.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










