Numri dy i policisë nga radhët e BDI-së Nazim Bushi në një status në facebook ka thënë se nuk ka nevojë për formimin e grupeve të punës apo komisioneve për çështjen e nënshtetësive. Ai më tej ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme nuk mund të parashikojë apo vlerësoj mbi vullnetin e asnjë qytetari nëse ai dëshiron të marrë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut derisa ai nuk parashtron kërkesë. Me ndryshimin e fundit tek Ligji për të huaj, përmes Nenit 132 (nen i veçantë), është rregulluar marrja e leje-qëndrimit të përhershëm në RMV për ata qytetarë që nuk plotësojnë kushtet dhe nuk kanë dëshmi për shtetësi, por që jetojnë në vend që nga 8 Shtatori i vitit 1991. Kjo kategori e personave do të gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta me shtetasit e RMV-së, përveç të drejtës së votës, ka shkruar ai. Por kjo që ka thënë Bushi është e pavërtetë pasi ligji aktual për brezin e dytë i cili duhet ta gëzojë shtetësinë e prindit të tij i ardhur nga një shtet tjetër, rrezikon gjithmonë këtë të drejtë nëse nuk pranohet për shtetësi në 18 vitet e para të jetës së tij.
Maqedoni
Bushi sqarohet në facebook për nënshtetësinë – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
You may like

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit për bullizimin nga një grup vajzash shqiptare: Vazhdoni me përhap rrena

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë










