Connect with us

Entertainment

Brenda trenit luksoz të diktatorit Tito

Published

on

Mediat britanike kanë publikuar në një artikull disa foto ekskluzive nga treni i ish-liderit jugosllave, Josip Broz Tito, ku priti mbretëreshën Elizabeth II dhe aktoren e Hollywood, Elizabeth Taylor.

– Advertisements –

Treni blu i projektuar enkas i njohur ndryshe me emrin ‘Plavi Voz’ u ndërtua për revolucionarin komunist në vitin 1959 dhe u përdor ekskluzivisht për udhëtimet e tij diplomatike me figura politike dhe burra shtetit përreth vendit e përtej.

Lokomotiva u përdor nga më shumë se 60 burra shteti gjatë jetës së saj dhe udhëtoi me shumë se 400 mijë kilometra gjatë regjimit të Titos nga viti 1945 deri në 1980.

Ai gjithashtu shërbeu për të transportuar dhe arkivolin e Titos nga Ljubjana në Beograd në maj të vitit 1980.