Connect with us

Shendetsi

Bota në pandemi, mbi 85 milionë raste me COVID-19

Published

on

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 85 milionë.

Gjithsej 85.027.813 raste me Covid-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 20.904.701 raste deri më tani.

Ky vend ndiqet nga India me 10.324.631 raste, Brazili me 7.716.405, Rusia 3.236.787, Franca 2.643.239, Britania me 2.599.789, Turqia me 2.232.035, Italia me 2.141.201, Spanja me 1.936.718, Gjermania me 1.773.540, Kolumbia 1.666.408, Argjentina 1.634.834, Meksika 1.443.544, Polonia me 1.312.780, Irani me 1.237.474, Afrika e Jugut me 1.088.889, Ukraina me 1.074.93 dhe Peruja me 1.018.99 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën e kanë humbur mbi 1,84 milionë njerëz, kurse mbi 60 milionë janë shëruar.