Showbiz
Boll që Vivien e ka fituar një djalë si unë, e ty ‘Xhuliana Nura’ si feministe që je, marre të qoftëSinjali
Published
4 years agoon
By

Një debat i ashpër në mes të Xhulit me Vivien dhe Stresin ka bërë që rreth kësaj ngjarjeje të reagojë edhe ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, rep artisti Getinjo.
Në fakt, Getinjo ka reaguar vetëm për pjesën ku Xhuli e ka prekur të dashurën e rep artistit, teksa i ka thënë se – “ajo nuk ka shtëpi dhe nuk ka ku të kthehet”.
“Ha ha ha, Vivi është rrit pa babë edhe ska pas as vllazni as sen. Edhe boll e ka fitu 1 djalë si un. E ti Xhuliana Nura si feministe marre për kto fjalë me ja thon 1 njerit po hajt se kadal dale kan me pa njerëzit kush je”, ka shkruar Getinjo pos tjerash.
“Ju lus njerëz votoni krejt tjert përpos Vivit, le të del nesër se ju kan ly me qit prej takti”, ka shtuar ai.
Gjatë pasdites së sotme, pos kësaj, bujë ka bërë edhe vet Vivien, e cila ia ka përmendur videon famëkeqe Xhulit, teksa i ka thënë – “Të paktën unë s’kam bërë video seksi për të dalë në televizor”.
Veç se rreth këtij mendimi që ngjalli shumë kritika nga ndjekësit BBVK-së, Getinjo ka preferuar të mos reagojë fare.
Përndryshe, në një postim të më vonshëm rep artisti i hitit “Pare”, ka kërkuar falje rreth komentimeve të tij mbi BBVK, ndërsa ka paralajmëruar këngë të re.
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










