Connect with us

Business

BKS në takim me përfaqësuesit e BB-së: Mbetemi të përkushtuar në zhvillimin e industrisë së sigurimeve

Published

on

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku së bashku me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Industrisë së sigurimeve në Kosovë, kanë mbajtur takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore lidhur me programin The Financial Sector Assessment Program (FSAP).

“Më përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Industrisë së sigurimeve në Kosovë po mbahet takimi virtual me ftesë të Programit FSAP të Bankës Botërore, për të diskutuar lidhur me Asistencën Teknike në implementimin e Direktives Solvency II.

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku në fjalën e tij njoftoi pjesëmarrësit lidhur me sfidat e industrisë së sigurimeve në vitet e kaluara, siç janë trajtimi i legjislacionit tatimor për tatuarjën e të Ardhurave të Korporatave dhe atij për Kryqin e Kuq të Kosovës, të cilat në të kaluarën kanë trajtuar në mënyre diskriminuese industrinë e sigurimeve”, është thënë në njoftimin e BKS-së.

Sipas këtij njoftimi, Byroja Kosovare e Sigurimit mbetët e përkushtuar në dhënien e kontributit maksimal për zhvillimin e industrisë së sigurimeve më tutje, në procesin e pranimit të Asistencës Teknike nga programi FSAP i Bankës Botërore.

Alsat