Connect with us

Business

Bilanci i investimeve të huaja në Kosovë

Published

on

Në Republikën e Kosovës janë të regjistruar mbi 6 mijë investitorë të huaj me një shumë të kapitalit që kap vlerën e miliarda eurove.

Në tregun e Kosovë ka investitorë dhe biznesmenë të huaj. Madje numri i tyre duket të jetë goxha i lartë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dërguar në tregun e Republikës së Kosovë operojnë 6 mijë e 146 kompani të huaj, prej tyre me së shumti nga Turqia.

Kështu, shuma totale e kapitalit fillestar të të gjithë investitorëve të huaj në Kosovë në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, është 1 miliardë e 684 milionë e 693 mijë e 577 euro.

Ndërkohë, Turqia vazhdon të mbetet një ndër partnerët më të mëdhenj tregtar dhe një nga tre shtetet me praninë më të madhe të investimeve direkte në Kosovë, ku gjithsejtë 734 kompani operojnë në tregun tonë.

Përveç Turqisë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovës janë edhe Gjermania dhe Zvicra.

340 kompani gjermane ushtrojnë veprimtari në tregun e Kosovës, ndërsa nga Zvicra janë 186 kompani, këto të dhenë janë bërë të ditura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërsa vetëm nga shteti i Turqisë, deri më 31 mars 2020, totali i  investimeve kumulative direkte nga Ankaraja në Prishtinë është 430.8 milionë euro.

Nga 6 mijë e 146 kompani të huaja që operojnë në tregun e Kosovës 954 prej tyre merren me Industri Përpunuese të Prodhimtarisë, 74 me furnizim me Rrymë, Gazë, Avull dhe Klimatizim.

Më poshtë gjeni tabelën e plotë të veprimtarisë së kompanive të huaja që operojnë në tregun e Kosovës.

C – Industria Përpunuese, Prodhimtaria954

D – Furnizimi me Rrymë, Gaz, Avull dhe Klimatizim74

E – Ujësjellësi, Kanalizimi, Menaxhimi i Mbeturinave dhe Aktivitetet e Riparimit87

F – Ndërtimtaria567

G – Tregtia me Shumice dhe Pakicë, Riparimi i Mjeteve Motorike dhe Motoçikletave1,771

H – Transporti dhe Magazinimi177

I – Hoteleria dhe Akomodimi444

J – Informimi dhe Komunikimi373

K – Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit86

L – Aktivitetet e Patundshmërisë288

M – Aktivitetet Profesionale Shkencore dhe Teknike479

N – Aktivitetet Shërbyese dhe të Përkrahjes254

O – Administrimi Publik dhe i Mbrojtjes, Sigurimi i Detyruar Social15

P – Arsimi69

Q – Aktivitetet e Shëndetit Njerëzor dhe të Punës Sociale108

R – Artet, Argëtimi dhe Rekreacioni165

S – Aktivitetet Tjera Shërbyese223

U – Aktivitetet e Organizatave dhe Organeve të Huaja2

(blank)10

Ndryshe, në përputhje me nenet e Ligjit për investime të huaja, kompanitë e huaja janë të lejuara të angazhohen në çfarëdo aktivitet biznesor, që janë të hapura për bizneset vendore, dhe nuk ekziston ndonjë kufizim sa i përket kapitalit që mund të kenë këto kompani. Investitorët e jashtëm mund të themelojnë degë të veta në të njëjtën formë si bizneset vendore.

Alsat