Skuadra e Real Betis është skuadra e dytë që siguron finalen e Kupës së Mbretit, edhe pse luajti baraz 1:1 në përballjen ndaj Rajo Valejkanos. Skuadra nga Andaluzia u kualifikua tutje ,falë rezultatit të përgjithshëm (3:2) dhe fitores 2-1 në takimin e parë.
Betis në këtë ndeshje shkoi në disavantazh 0:1 me golin e shënuar nga Bebe, në minutën e 80’, por vendasit barazuan në minutën e 90+2’ me anë të Iglesias.
Skuadra e Manuel Pellegrini tashmë kërkon triumfin në finale ndaj Valencias, për të fituar Kupën e Mbretit.








